Milani po shpreson që Zlatan Ibrahimovic të pranojë ofertën e tyre për tu rikthyer në San Siro.
Por sulmuesi suedez po shihet më afër kampionatit anglez me Evertonin që ka shprehur interesim të fortë për të.
Milan është duke bërë të pamundurën për ta afruar sulmuesin gjigant, por nëse nuk e arrijnë një gjë të tillë ata kanë një plan b.
Sport Mediaset ka raportuar se Rossonerët janë duke biseduar edhe me Juventusin për sulmuesin kroat Mario Mandzukic.
33-vjeçari kroat nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me Juventusin dhe në janar do të largohet nga kampionët e Italisë.
Në rast se nuk transferohet Ibra, atëherë Milani ka gati 10 milionë euro për afrimin e kroatit në San Siro.
Mandzukic do të transferohej në Milan ku do të luftonte për një fanellë titullari me sulmuesin polak Krzysztof Piatek. /Telegrafi/