Site icon Telegrafi

Mulhaxha-Kollçaku shpërndan fotografi me Vjosa Osmanin: Na priftë e mbara!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka përshëndetur arritjen e koalicionit ndërmjet partisë që i takon dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka shpërndarë një fotografi së bashku me Vjosa Osmanin (LDK) dhe Albulena Haxhiun, ku sipër fotografisë ka uruar që punët të shkojnë mbarë,  transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare, nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje LVV-LDK

LVV dhe LDK kanë nënshkruar sot koalicionin për bashkëqeverisje. Kurti dhe Mustafa përmes një konferencë të përbashkët për media, kanë pohuar se Qeveria do t’i ketë 15 ministri.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00./Telegrafi/

Exit mobile version