Telegrafi

Muja: Bandat kriminale “Severna Brigada” dhe “Civilna Zastita” duhet të shpallen organizata terroriste

Armend Muja, deputet i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja ka kërkuar që bandat kriminale të cilat operojnë në veri të Kosovës “Severna Brigada” dhe “Civilna Zastita” duhet të shpallen organizata terroriste.

Muja përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar po ashtu edhe emrat që operojnë me këto banda kriminale.

“’Severna Brigada’ dhe ‘Civilna Zaštita’ duhet të shpallen organizata terroriste. Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković”, ka thënë Muja.

Ai po ashtu thekson se: “Grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet. E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”. /Telegrafi/