Galatasaray dhe Kayserispor kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Turqisë.
Por, spektaklin e kësaj mbrëmje e vodhi anëtari i Kayserispor, Mugdat Çelik që për një moment harroi se është duke luajtur futboll.
Ishte minuta e 62-të e takimit dhe Çelik nuk ishte i vetëdijshëm se ku gjendej, duke luajtur me dorë në zonën e rreptësisë.
Ai pranoi më pas edhe kartonin e dytë të verdhë në atë sfidë, duke u përjashtuar nga loja edhe pse filloi të kërkonte falje.
Kështu, Galatasaray fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Mbaye Diagne (63′).
Por, mysafirët arritën që të barazonin rezultatin në 1-1 me anë të Gustavo Campanharo qës shënoi në minutën e 71-të. /Telegrafi/
Former Galatasaray player Muğdat Çelik's handball tonight against his old side.
He also gave away a penalty and was sent off in the second half too.
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 23, 2020