Site icon Telegrafi

Mudryk ishte prezent në Emirates për ta shikuar përballjen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Shakhtarit

Arsenali siguroi një fitore 1–0 kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve të martën.

Mykhailo Mudryk , i cili dikur luante për skuadrën ukrainase, u pa në tribunat në Emirates.

Dhe disa tifozë të Arsenalit ndihen keq për anësorin, i cili ishte i lidhur me Topçinjtë përpara transferimit të tij te Chelsea.

Ukrainasi nuk po kalon kohë të mirë tek Blutë, pasi ka pak minutazhë nën urdhrat e Enzo Marescas.

Arsenali kishte arritur marrëveshje personale me Mudryk, por që Chelsea ishte futur në garë dhe kishte arritur të paguante shifrën që e kërkonte Shakhtari.

Blutë paguan 70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa 30 milionë ishin në bonuse, por që lojtari ende nuk ka arritur t’i dëshmojë cilësitë e tij në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/

Exit mobile version