Tregu i kriptovalutave po bën një rikthim të fortë. Një nga arsyet mund të jetë dobësimi i dollarit, i cili gjithashtu shtyn investitorët drejt arit.
Deri kohët e fundit, shumë ekspertë të kriptovalutave nuk kishin shumë besim në rritjen e Bitcoin dhe monedhave të tjera digjitale si Ethereum.
Çmimi i Bitcoin kishte rënë poshtë për një kohë të gjatë. Por kohët e fundit Bitcoin ka pasur një rritje të ndjeshme, duke bërë që kjo monedhë digjitale të ketë një rekord të ri në ngritje që nga dhjetori i vitit 2017, transmeton Telegrafi.
Çmimi i Btcoin tashmë vlerësohet 11, 128 dollarë. Analistët besojnë se rritjet aktuale të çmimeve tregojnë për një ngritje të re në të gjithë tregun e kriptovalutave, siç ka ndodhur çdo tre deri në katër vjet në 12 vitet e fundit.
Përveç Bitcoin, e cila u rrit me më shumë se 24 për qind në korrik, edhe Ethereum ishte gjithashtu në gjendje të përfitonte nga ngritja e re në treg. Madje u rrit me mbi 50 për qind në 347 dollarë. Sidoqoftë, ka akoma shumë hapësirë për përmirësim deri në nivelin më të lartë në janar 2018, kur Ethereum u mbyll me 1100 dollarë për monedhë. /Telegrafi/