Pas dy vitesh ndalese për shkak të COVID-19 në Drenas është rikthyer muaji i mërgatës duke mbledhur mijëra qytetarë në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Për të argëtuar ata që ishin bërë bashkë për të shijuar një mbrëmje verore ishte reperi Don Xhoni, i cili ndezin skenën me hitet e tij të shumta.
I lumtur për atmosferën e krijuar dhe numrin e madh të fansave që kënduan e vallëzuan në ritmin e hiteve të tij, Don Xhoni bëri edhe disa postime në llogarinë e tij në Instagram.
Reperi u shpreh se ai po shënon histori dhe nuk duhet të harrohet fakti që është vetëm 22-vjeçar dhe në fillimet e karrierës.
Tutje reperi ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurin ndërsa ka premtuar se nuk do ta ndal ‘rrugëtimin revolucionar’.
Ndërkohë, përveç për bashkëvendësit, reperi tashmë ka nisur mbajtjen e mbrëmjeve muzikore edhe në qytetet e tjera.
Krahas kësaj Don Xhoni po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Katile” që brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/