Telegrafi

Muaj më parë i vodhën veturën, Shkenda Dubova blen një tjetër veturë të tipit ‘Range Rover’

Muaj më parë, këngëtarja Shkenda Dubova ra pre e një vjedhje.

Asaj iu vodh vetura e tipit ‘Range Rover’ në Prishtinë, ndërsa ofroi shpërblim prej 2000 eurosh për atë që do ta gjente.

Megjithatë, Dubova nuk arriti të rikthejë veturën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Sido që të jetë, së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka blerë sërish një makinë të tipit ‘Range Rover’, por dallim në ngjyrë nga vetura paraprake.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory të veturës së re, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Faleminderit Zot”.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja duket tejet e lumtur me blerjen e re. /Telegrafi/