Dyshja ka hyrë në një diskutim të fortë pas një konfrontimi që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, dhe në të cilin ka ndërhyrë edhe Ilnisa.
Gjatë debatit, Meritoni i ka sugjeruar Ilnisës të qëndrojë mënjanë nga konfliktet e tilla, duke i përmendur se këto situata mund të përdoren kundër saj në të ardhmen, një koment që duket se e ka prekur Ilnisën.
Më vonë, Ilnisa ka shpërthyer në shprehjen e zhgënjimit dhe lëndimit që ndjeu nga qëndrimi i Meritonit.
Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove. Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete.
Meritoni: Por jo sa u vrava unë. Po unë nuk kam qenë i lënduar?
Ilnisa: Se të më krahasosh historitë, më prek, se i kam dy fjalë edhe me të tjerët.
Meritoni: Mos u kthe tek situata, a ta kam thënë ndonjëherë pse nuk hyn në situatat e mia? A të kam thënë ndonjëherë unë që pse nuk ndërhyre për Loarin? Thjesht të dhashë një mendim.
Ilnisa: Si të guxoj unë pa guxuar ti. Mënyra krahasuese sot më lëndoi.
Meritoni: Thjesht po te them që kujdes se sot po ta përdorin. Kujdes nga njerëzi që afron se edhe ata ta përdorin. A ki besim tek unë?
Ilnisa: Si mendon ti?
Meritoni: Një ‘Po’ e madhe!
Ilnisa: A duhet të jetë e madhe patjetër kur unë jam me ty?
Meritoni: Ka një botëkuptim timin.
Ilnisa: Po unë sot jam e mërzitur, shumë e mërzitur se nuk kam folur.
Meritoni: Mendon ti që unë nuk jam i mërzitur? Edhe unë jam i mërzitur. /Telegrafi/