Site icon Telegrafi

“Mua mos ma trego dashurinë me fjalë”- Përplasen Heidi dhe Romeo në “Big Brother Vip Albania”

Dy banorët shumë simpatikë të shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Heidi dhe Remeo, duket që i kanë prishur raportet.

Ata të dy, u lidhën gjatë qëndrimit në shtëpi, e deri tash nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.

Duket se sot çifti, patën shumë debate e përplasje, duke e bërë Heidin të shpërthente në lot.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Në një videoklip të shpërndarë në faqen zyrtare të BBVA në Inastagram, shihet Remeo duke u përplasur me Heidin.

Romeo shumë i acaruar pretendon që Heidi nuk i ka qëndruar në krah dhe nuk e ka përkrahur, por ia ka kthyer shpinën.

Romeo është shprehur i acaruar: “Nëse e do një njeri, bëhesh gjak. Të bëhen sytë gjak, e jo të qeshësh e të me sjellësh njerëzit në tavolinë mua. Të bëhesh gjak, ta hash atë tjetrin.”

Më tutje ai është shprehur: “Dhe jo ta përdorësh emrin tim, për ta mbrojtur atë tjetrin, e të më sulmosh mua. Mos ma trego me fjalë mua, fjalë kam nga të gjithë këtu.” /Telegrafi/

Exit mobile version