Site icon Telegrafi

MSN nuk do t’i gjuajë penalltitë, ja cilit lojtar iu është dhënë përgjegjësia (Foto)

Barcelona është skuadra më në formë në Evropë falë lojës spektakolare dhe rezultateve të mira.

Lideri i La Ligës ka shkëlqyer por kanë dështuar vetëm gjatë penalltive, duke humbur shtatë gjithsej këtë edicion.

Penalltitë janë bërë çështje te Barca, dhe Luis Enrique është i nevrikosur për këtë.

Trajneri spanjoll ka menduar t’ia heqë treshes Messi, Neymar dhe Suarez gjuajtjen e penalltive.

Messi ka humbur tri penallti, ndërsa nga dy i kanë humbur Neymar dhe Suarez.

Kështu që sipas medieve spanjolle prej ndeshjes së radhës, Ivan Rakitic do t’i ekzekutojë penalltitë te Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version