Site icon Telegrafi

MSN e lë prapa BBC-në

Edhe pse Real Madridi ka marrë pikët e plota në katër ndeshje, sulmi i tyre i njohur si BBC kanë ngecur me numra përballë atij të Barcelonës që njihet si MSN. 

E gjithë kjo shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe rrotacionit që është duke përdorur Zinedine Zidane.

Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar vetëm pesë gola.

Lexo po ashtu Askush si Real Madridi, shikoni 12 rikthimet më të mëdha në rezultat (Video)

Në anën tjetër MSN e udhëhequr nga Lionel Messi, Luis Suarez e Neymar kanë shënuar 17 gola.

Lojtari me më shumë minuta nga treshja e Real Madridit është Bale që ka zbritur në fushë në 321 minuta nga 540 të mundshëm. Kjo i bie që Bale ka qenë prezent në 60 % të ndeshjeve, Benzema në 41 % dhe Ronaldon 30%.

Lexo po ashtu Messi u ka shënuar 34 skuadrave në Spanjë, vetëm kjo i ka mbetur

Megjithatë edhe Barcelona ka pasur mungesa të trios, pasi Neymar ishte në Olimpiadë dhe Messi kishte një lëndim.

Por nga kjo javë shikuesit do të kenë kënaqësinë t’i shohin të dy treshet në fushë. BBC kthehet me Villarrealin, ndërsa ata të Barcelonës me Atletico Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version