Sulmi më i rrezikshëm në Evropë nuk ka dyshim se është ai i Barcelonës , saktësisht treshja e frikshme Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.
Katalunasit fituan me rezultat 4-0 kundër Eibarit, ndërsa dy gola i shënoi argjentinasi dhe një tjetër uruguaiani.
Në këtë mënyrë, treshja fantastike ka arritur shifrën mbresëlënëse prej 100 golash në të gjitha garat këtë sezon.
Nga 100 golat e tyre në sezonin 2015/2016 , Suarez i ka shënuar 42, Messi 35, ndërsa Neymari 23. /Telegrafi/
Barça’s trident reaches 100 goals for the season
⚽️ 42 > @LuisSuarez9
⚽️ 35 > Leo #Messi
⚽️ 23 > @neymarjr pic.twitter.com/wRh86H28Xa— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 6, 2016