Ministria e Shëndetësisë njofton se të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezuikut për jetë.
“Të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles të cilët janë pranuar në Qendrën Klinike janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Në Qendrën Klinke janë hospitalizuar 17 të lënduar. Së bashku me gruan e cila ndërroi jetë, numri i të lënduarve ka arritur në 28”, njoftojnë nga MSH.
Ndërsa drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Ivan Spirovski, theksoi se tek ata janë pranuar pesë të lënduar nga aksidenti (një burrë, një grua dhe tri vajza).
Gjatë aksidenti të mbrëmshëm humbi jetën një grua, ndërsa 27 persona tjerë u lënduan./Telegrafi/