Site icon Telegrafi

Mrekullitë e sodës së bukës

Duket e pabesueshme, por realisht soda e bukës bën mrekullia. Efektet mahnitëse të sodës mund t’i shohim që nga përdorimi i saj në dhëmbë e deri të rrobat.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga përdorimet dhe përfitimet që vijnë nga soda e bukës.

Soda, si produkt për kujdesin dentar
Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.

Përdoret për fytyrën dhe flokët
Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes. Gjithashtu ajo përdoret për të parandaluar puçrrat, pasi e pastron trupin dhe fytyrën në mënyrë të përkryer.
Nëse nuk doni t’i lani flokët me shampon, përdorni sodën, e cila ndër të tjera parandalon edhe zbokthin.

Përdoreni në kuzhinë
Soda është një pastruese shumë efektive. Duke përdorur pak sodë buke në një sfungjer apo leckë të lagur ju mund të pastroni: yndyrat në furra dhe mikrovalë; njollat e yndyrës në mobilie druri; enët e kuzhinës; frigoriferin në brendësi; frutat dhe perimet për tu hequr pesticidet.

Soda e bukës pastron rrobat
Përdorimi i sodës së bukës, tretur në ujë heq njollat e vështira nga rrobat tuaja. Soda ndihmon në heqjen e njollave të verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha, njollat e ushqimeve si yndyrat apo frutat. Gjithashtu ajo pastron edhe njollat e bojës.

Përdorime të tjera
Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por në rast zjarri soda mund të përdoret për shuarjen e tij.
Veç kësaj, soda mund t’u ndihmojë në mbajtjen e buburrecave jashtë shtëpisë apo edhe për të vrarë insektet e tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version