Ai e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën e tij private, por Rowan Atkinson kësaj here nuk e ka pasur problem të shfaqet me të dashurën e tij të re në Londër.
Aktori i njohur për rolin e ‘Mr.Bean’ ka qënë i pranishëm në American Buffalo me të dashurën e tij 32-vjeçare, aktoren Louise Ford, transmeton Telegrafi.
Aktori 60-vjeçar i veshur me një kostum elegant ku dukej në një formë të mirë, u shfaq dorë për dore me të dashurën 30 vjet më të re se veten në festën e David Mamet.
Atkinson u njoh me aktoren brune në vitin 2013, ku i dha fund martesës me gruan e tij Sunetra Sastry me të cilën ka dy fëmijë, vajzën Lily dhe djalin Benjanim. /Telegrafi/