Tash për tash nuk ka informacione për qytetarë të Maqedonisë të lënduar në tërmetin që e ka goditur ishullin Kos dhe bregdetin turk, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga organet kompetente turke dhe greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPJ informojnë se, asnjë shtetas i Maqedonisë nuk është drejtuar për informacione ose ndihmë. Përfaqësit diplomatike dhe konsullare të Maqedonisë në Athinë dhe Ankara, aktivisht e përcjellin gjendjen dhe janë në koordinim me institucionet greke dhe turke, njofton AIM.
Për të gjitha informacionet e ndërlidhura me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët momentalisht ndodhe në Turqi dhe Greqi, janë aktive linjat telefonike si vijon:
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara
Telefon fiks: + 903 12 439 92 04; + 903 12 439 92 08
Telefon celular: + 905303395884; +9053854666691
Zyra për lidhje e Republikës së Maqedonisë në Athinë
Telefon fiks: +30 210 67 48 585
Telefon celular: +30 694 501 39 50
Ministria e Punëve të Jashtme
Personi për komunikim me media, Silvana Ivanovska: +389 72 239 052. /Telegrafi/