Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar, nga MPB-ja thonë se Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se personi Nikolla Gruevskit gjendet në Republikën e Hungarisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë mori konfirmim nga ministria hungareze se Nikolla Gruevski është në Republikën e Hungarisë dhe se ka kërkuar azil”, kumtojnë nga MPB-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kumtesë shtohet se Ministria e Punëve të Brendshme e ka informuar Gjykatën Themelore Shkupi 1, me çk gjykata duhet të jep vendim për dhënien e flettarrestit ndërkombëtar për personin e dënuar Nikolla Gruevski.
Ndërkaq, sot nëpërmjet një statusi të publikuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit thuhej se ai është në Budapest dhe se po kërkon azil./Telegrafi/