Telegrafi

Mozzik thotë se kënga e tij me Taynën do jetë mega-hit

Këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, Mozzik dhe Tayna, vitin që lamë pas ‘shpërthyen’ me projekte muzikore që u mirëpritën tejet mirë nga publiku.

Dhe ndonëse kanë fansa të shumtë dhe janë mjaft të kërkuar, dyshja muaj më parë njoftuan se do vijnë në një bashkëpunim.

Projekti i tyre i përbashkët pritet të lansohet së shpejti, edhe pse akoma nuk kanë zbuluar ndonjë datë të saktë.

Tayna dhe Mozzik së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

Së fundmi, është vet reperi ferizajas ai i cili ka treguar se ka gati këngën me reperen nga Prizreni dhe premton se është një mega hit.

Ai me anë të një postimi të ndarë në InstaStory, zbulon se kënga është gati dhe të njëjtit ditë më parë nisën edhe xhirimet e klipit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Po pritoj me ju tregu se është hit, hit hit, ama betohem se është mega hit”, ka shkruar ndër të tjerash 24-vjeçari.

Ndërkaq, ky është bashkëpunimi i parë i dy artistëve që besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/