Mozzik i ka përgënjeshtruar njoftimet se është sulmuar gjatë ditës së mërkurë.
I kontaktuar nga Telegrafi, reperi ka mohuar të ketë qenë shënjestër e ndonjë sulmi.
Ai ka thënë se ka rrëshqitur në akull dhe në borë dhe ka pësuar një gërvishtje në dorë.
Ndryshe, më herët Mozzik kishte publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku tregonte dorën e vrarë. /Telegrafi/