Telegrafi

Mozzik paralajmëron këngën e re, Efi pjesë e projektit?

(Foto: Instagram/efi.dhedhes/TikTok/Mozzik)

Mozzik është në përgatitje të realizimit më të ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar me videoklip.

Reperi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se kënga e re do të titullohet “Fatkeqësi”.

Lexo po ashtu Mozzik paralajmëron fansat: Do të jetë vit i nxehtë
(Foto: Instagram/efi.dhedhes)

Po ashtu, ai e ka bërë të ditur edhe datën dhe kohën e publikimit të videoklipit të ri që do të lansohet më 2 mars në ora 23:59.

@realmozzik

02.03 / 23:59 #Fatkeqësi 🌺❤️ @EFI

♬ original sound – Mozzik

E veçanta e këtij paralajmërimi është se në videon e shpërndarë nga Mozzik ndodhet edhe pjesëmarrësja e popullarizuar e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes.

Lexo po ashtu Efi Dhedhes reagon për gjendjen emocionale të Luizit: I vetmi njeri i fortë aty brenda
(Foto: Instagram/efi.dhedhes)

Bukuroshja e ka shpërndarë videon edhe në profilin e saj në Instagram, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga e re e Gramoz Aliut.

Po ashtu, në InstaStory ka publikuar imazhe me lokacion në Prishtinë nga përgatitjet e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/efi.dhedhes)