Mozzik sot është ndër reperët më të suksesshëm në skenën e muzikës tonë, mirëpo nuk e ka pasur të lehtë arritjen deri aty ku është sot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar se si shumë të rinj edhe vet ai është paragjykuar nga prindërit e miqve të tij.
“Ai prindi që nuk e linte djalin e vet të rrijë me mu, se unë me muzike e ai me shkolle e gjëra të tilla… Unë rrugëve, ai në shtëpi”.
“E takova djalin tënd zotëri mbrëmë, erdhi dhe bëri fotografi në prapaskenë”.
“Nuk i dihet jetës. Mos paragjykoni”, është mesazhi i Mozzik në Instagram. /Telegrafi/