Site icon Telegrafi

Mozzik inspirohet nga Geasy? (Foto)

Reperi shqiptar, Mozzik, duket se po inspirohet nga pionerët e hip hopit shqiptar.

Artisti i ri i cili ka publikuar disa këngë të suksesshme, me sa duket po inspirohet nga Getoar Selimi, një prej legjendave të hip hopit shqiptar.

Fenomeni i ballkanit shpeshherë ka ditur të luajë me shijen e veshjes së tij.

Dhe ajo që ai ka bërë vite më parë, sot shërben për Mozzikun si inspirim për videoklipet e tij.

Kështu, transmeton Telegraif, një veshje e Mozzik e përdorur në klipin e ri “Dhezu” e që ai e ka publikuar në Instagram e shfaq reperin në të njëjtën veshje si Geti vit më parë në klipin “Jasha”.

Në gjithë këtë punë është pozitiv fakti që shqiptarët të inspirohen nga njëri-tjetri e jo nga të huajt. /Telegrafi/

Exit mobile version