Telegrafi

Mozzik e quan “shkollë” për të tjerët Getinjon në Big Brother VIP Kosova

Që me hyrjen e tij në spektaklin Big Brother VIP Kosova, reperi Getinjo mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve me bisedat e tij të çuditshme.

Ai vazhdimisht është bërë pjesë e faqeve satirike në rrjetet sociale, duke u tallur për “teoritë” e tij të çuditshme.

Megjithatë, ai ka gjetur përkrahje të madhe nga jashtë te fansat dhe rrethi i tyre familjar, të cilët po e shohin si model brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Vëlla i tij i vogël, reperi Mozzik, publikoi madje në InstaStory një fotografi të Getinjos duke shkruar “Shkollë” në mbishkrimin e saj.

Foto: Mozzik/InstaStory

Me këtë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, sikur deshi të tregojë për fansat se dijenitë e vëllait të tij janë mësim për shumë kë aty brenda.

Përndryshe, Getinjo pak javë më parë kishte gënjyer publikisht ndjekësit e tij në Instagram, pasi kishte rishpërndarë një lajm të portalit Telegrafi, ku nga burime të sigurta ishte njoftuar pjesëmarrja e tij në BBV Kosova.

“Telegrafi, ju po e dini e unë s’po e di? Du me u tranu unë”, kishte shkruar Getinjo, duke dashur në një lloj mënyre të “demantojë” lajmin e datës 15 nëntor, i cili rezultoi i vërtetë vetëm dy javë më vonë, pasi ai ishte banori i parë që u futë mbrëmjen e 5 dhjetorit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/InstaStory