Njëri ndër reperët më të suksesshëm gjatë vitit 2015, do të vijë me projektin e tij më të ri.
Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me Kidën dhe Xhensilën, reperi Mozzik ka vendosur që vitin ta përmbyllë me një projekt solo, transmeton Telegrafi.
“Dhezu” titullohet kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “XL Films”.
Sipas menaxherit të artistit, Mehmet Elshani, Mozzik do të vijë ndryshe në këtë projekt muzikor.
Kënga e re, e cila është ritmike dhe në video do të ketë shumë femra do të publikohet të shtunën në ora 20:00. /Telegrafi/