Dy reperët e famshëm Mozzik dhe Noizy janë bërë bashkë për herë të parë për të realizuar një projekt muzikor.
Mbrëmë (22 tetor) dyshja kanë publikuar këngën e re “Bonjour Madame”, të cilën e sollën bashkë me videoklip dhe që u prit mirë nga fansat e tyre.
Kur janë bërë vetëm 16 orë që nga lansimi i këngës në kanalin YouTube, ky projekt tashmë ka arritur mbi 1.1 milion klikime.
Teksti i këngës u shkrua nga dy reperët, producent Rvchet & Rzon Pellumb beats, Mix & Master Term & Rvchet Westpoint studios, ndërsa videoklip nga Secuence.
Kujtojmë që projekti do të jetë pjesë e albumit të ri të Mozzik që pritet të publikohet vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, pak ditë më parë reperi nga Ferizaj solli një tjetër bashkëpunim me reperet Dardan dhe Nimo, kënga “Për ty” po ashtu u prit mirë nga adhuruesit e artistëve. /Telegrafi/