Telegrafi

Mozzik, Capital T, Jehona Sopi, Ronela Hajati dhe Alban Skënderaj – artistët shqiptarë me këngë për Shën Valentin

Dita e Shën Valentinit (14 shkurti) po vazhdon të jetë shumë domethënëse për çiftet.

Dita, e cila simbolizon dashurinë, cilësohet si e veçantë pasi çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre.

Siç thuhet, është një ditë në të cilën festojnë atë mrekulli që është rënia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, Zoti i dashurisë.

Dhe kur jemi te kjo pjesë, një kujdes dhe respekt kanë bërë edhe artistët e skenës shqiptare, meqë atë ditë pritet të publikohen disa projekte muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shën Valentini

Capital T, Alban Skënderaj, Jehona Sopi, Mozzik, dhe Ronela Hajati – janë ndër këngëtarët që do vijnë me këngë pikërisht në atë ditë.

Megjithëse kanë zgjedhur Ditën e të Dashuruarve, ata nuk ka dyshim se do sjellin tema të dashurisë që do mbesin gjatë në mendjen e secilit.

Më poshtë mund t’i ndiqni postimet e tyre të plota:

/Telegrafi/