Sipas raporteve të fundit të Daily Mirror, disa orë para humbjes së Manchester Unitedit ndaj Chelseat, Jose Mourinho ishte nervozuar shumë.
Arsyeja ishin dyshja argjentinase Sergio Romero dhe Marcos Rojo.
Portieri dhe mbrojtësi argjentinas kishin thirrur një parukier që t’i rregullonte flokët e tyre, e gjitha kjo që ata të dukeshin sa më bukur para derbit të madh.
Special One e kishte marrë këtë sjellje si një mungesë serioze e respektit dhe mungesë e fokusit në ndeshje.
Vlen të theksohet se atë ndeshje Unitedi e kishte humbur me rezultat 4-0 në Stamford Bridge. /Telegrafi/