Manchester United e sheh portierin e Interit, Samir Handanovic, si zëvendësues të David De Geas.
Sipas The Independent, Jose Mourinho e sheh sllovenin si zëvendësuesin e vetëm nëse De Gea largohet drejt Real Madridit.
Tjetër portieri që pëlqehet është Gianluigi Donnarumma, por problem shkakton çmimi i tij prej 100 milionë euro.
Handanovic, po ashtu kishte shprehur interesim që të largohet, pasi dëshiron të luajë në Ligën e kampionëve.
Edhe pse është 32 vjeçar dhe njëri ndër portierët më të mirë në botë, ai kurë nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve.
Liverpool dhe Manchester City po ashtu janë të interesuar për Handanovic. /Telegrafi/