Site icon Telegrafi

Mourinho tregon taktikat si e mposhti Barcelonën e Pep Guardiolas në gjysmëfinalen e vitit 2010

Jose Mourinho (Foto: Screenshot/YouTube/ The Coaches' Voice/Getty Images)

Jose Mourinho mori drejtimin e Interit në verën e vitit 2008, ndërsa dy vite më pas e fitoi Ligën e Kampionëve me Nerazzurrët.

Për ta arritur atë sukses, strategu portugez u desh ta kalonte pengesën e quajtur Barcelonë – skuadër me të cilën u ndesh në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho

Në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir, zikaltrit fituan me rezultat 3-1, ndërsa në ndeshjen kthyese pësuan 1-0 dhe u kualifikuan në finale.

Në finalen e Madridit, Interi fitoi ndaj Bayern Munichut me dy gola të Diego Militos duke e fituar trofeun për herë të parë pas vitit të largët 1965.

Në ndërkohë, në një video të publikuar në kanalin The Coaches’ Voice në YouTube, Mourinho flet për taktikat e tij si e mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas në ndeshjen e parë në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

Exit mobile version