Telegrafi

Mourinho: Të transferoj Ronaldon? Asgjë nuk më duket e pamundur (Video)

Manchester United ka filluar me ndeshjet miqësore të turit parasezonal amerikan.

“Djajtë e Kuq” triumfuan kundër Los Angeles Galaxy me rezultat 5-2, ku debutoi edhe Romelu Lukaku.

Por, ky i fundit pritet të mos jetë edhe transferi i fundit të skuadrës nga Old Trafford, transmeton Telegrafi.

Kështu aludoi trajneri i skuadrës angleze, Jose Mourinho, i cili kur u pyet rreth blerjes së sulmuesit të real Madridit, Cristiano Ronaldo, u përgjigj se nuk asgjë e pamundur.

“Të transferoj Ronaldon? Asgjë nuk më duket e pamundur”, tha Mourinho pas takimit me LA Galaxyn.

Kujtojmë se Ronaldo dhe zyrtarët e Realit do të takohen këtë muaj për të biseduar rreth marrëveshjes së re. /Telegrafi/