Telegrafi

Mourinho do të tentojë dyshen e Arsenalit në verë, ka gati buxhetin prej 150 milionë funte

GettyImages

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i interesuar që të ofrojë dyshen e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alex Oxlade-Chamberlain.

Portugezi dëshiron të ofrojë tre lojtarë dhe për këtë ka një buxhet prej 150 milionë funte.

Trajneri 54 vjeçar ka thënë se Mesut Ozil mbetet numri 10 më i mirë në botë dhe ka punuar me të sa ishin bashkë te Real Madridi.

Ozil ka edhe 14 muaj kontratë më klubin nga Emirates dhe bisedimet kanë ngecur pasi që është refuzuar oferta e parë prej 200 mijë funte në javë.

Mesut Ozil dhe Alex Oxlade-Chamberlain, dy objektivat kryesore të Mourinhos (Getty Images)

Tjetër lojtar që Mourinho e do në Old Trafford është, Alex Oxlade-Chamberlain.

23 vjeçari dëshiron të luajë më shumë dhe trajneri e pëlqen lojtari ndërsa kishte provuar ta ofrojë edhe te Chelsea, kur e largoi Petr Cech, duke kërkuar shkëmbim.

Sipas Goal, Mourinho është duke e monitoruar situatën e të dy lojtarëve dhe vera mund të jetë e nxehtë në Old Trafford. /Telegrafi/