Jose Mourinho ka etiketuar tri përforcime për afatin kalimtar të janarit në ekipin e Manchester Unitedit.
Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, pasi është ende larg objektiveve në kampionat, por nuk po bind as në Ligën e Kampionëve.
Kjo situatë dhe formë jo e mirë e ka brengosur tej mase trajneri portugez të Djajve të Kuq, Mourinho.
Kështu, ‘Special One’ synon tri përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit për të mbuluar boshllëkun në skuadër.
Sigurisht që reparti që ka nevojë më shumë për përforcime është mbrojtja, por portugezi synon përforcime edhe në mesfushë.
Sipas mediumit anglez Daily Star, Mourinho po bën presion për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin dhe atij të Chelseat, Gary Cahill.
Në anën tjetër, në mesfushë pëlqehet shumë italiani i Romës, Lorenzo Pellegrini.
Transferimi i mbrojtësve Godin dhe Cahill është më i lehtë shkaku i moshës dhe kontratës afër përfundimin, ndërsa për Pellegrinin do të jetë më vështirë. /Telegrafi/