Lionel Messi mund të largohet nga skuadra e tij aktuale Barcelona.
Sulmuesi argjentinas ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën dhe kështu e ka ngjallur interesimin e skuadrave angleze për të.
Besohet se Manchester City është i gatshëm të bëjë një ofertë të lartë rreth 500 mijë euro në javë.
Por, Manchester City nuk do ta ketë fare të lehtë transferimin e futbollistit më të mirë në botë.
Sipas mediave angleze, së fundmi në garë për Messin është futur edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United.
Jose Mourinho e vlerëson shumë argjentinasin dhe dëshiron transferimin e tij në ‘Old Traford’.
‘The Mirror’, shkruan se është kompania gjigante e veshmbathjeve ‘Adidas’, që do ta ndihmojë Unitedin për transferimin e Messit.
Klauzola e prishjes së kontratës është 250 milionë euro dhe United është i gatshëm t’i ofrojë këto para Barcelonës.
Ndërkohë flitet se Messit do t’i ofrojë kontratë prej 600 mijë funteve në javë apo mbi 28 milionë funte në vit.
Mbetet të shihet nëse United do ta bind fillimisht Barcelonën pastaj edhe Messin për transferimin në ‘Old Traford’. /Telegrafi/