Paul Pogba është kthyer përsëri në fokusin e ish-skuadrës së tij, Manchester United.
Para një viti, Manchester United kishte përjashtuar vetën nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.
Kjo pasi skuadra nga Old Trafford ishte e pakënaqur të paguajë një çmim aq të lartë për një lojtar që i kishin lëshuar pa asnjë qindarkë.
Por, sipas Manchester Evening News, me emërimin e Jose Mourinhos, mesfushori i Juventusit është kthyer në radar, pasi është njëri nga kërkesat e tij kryesore për të përforcuar skuadrën.
Sipas anglezëve, trajneri portugez synon mesfushën me dyshen Pogba, Matic, i cili vetëm se ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij. /Telegrafi/