Site icon Telegrafi

Mourinho refuzoi transferimin e Van Dijkut te Unitedi para se të kalonte te Liverpooli

Jose Mourinho thuhet se ka hedhur poshtë veprimin e Manchester United për të transferuar Virgil van Dijk përpara se mbrojtësi të linte Southampton për Liverpoolin.

Sipas mediumit The Independent, emri i Van Dijk u vlerësua nga Djajtë e Kuq përpara se transferimi i tij prej 75 milionë funtesh të ndodhte.

Drejtuesit e klubit nga Old Traffod shin të gatshëm të paraqisnin një ofertë dhe të shikonin për të mposhtur Liverpoolin në garën për nënshkrimin e holandezit.

Lexo po ashtu Ferdinand: Van Dijk nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i Vitit' nga UEFA

Por, menaxheri i asokohshëm, Mourinho i tha ‘jo’ këtij transferimi pasi nuk dëshironte të shtonte një tjetër qendërmbrojtës në skuadrën e tij në atë kohë.

Në kohën kur ai e bëri qendrën e mbrojtjes si objektiv transferimi, Van Dijk ishte një lojtar i Liverpoolit dhe shndërroi në të pakalueshme mbrojtjen e Jurgen Klopp.

Një vit e gjysmë më vonë, Unitedi e theu rekordin e transferimit të Van Dijk duke marr Harry Maguire nga Leicesteri për 85 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version