Site icon Telegrafi

Mourinho: Ramos e goditi me qëllim Messin, por kishte nevojë ta ndezë El Clasicon

Foto: Sergio Ramos/Twitter

Jose Mourinho e ka akuzuar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, se e ka qëlluar me dashje Lionel Messin para mbylljes së pjesës së parë gjatë të shtunës në Santiago Bernabeu.

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në El Clasico, duke triumfuar në Bernabeu për të dytën herë brenda tri ditësh, ku fitorja e parë erdhi në Copa del Rey me rezultat 3-0, ndërsa në La Liga fituan falë golit të Ivan Rakiticin në minutën e 26-të.

Por, trajneri i njohur portugez Mourinho ndjeu se ndeshja nuk kishte intensitetin e zakonshëm të rivalitetit më të ashpër të futbollit evropian.

Lexo po ashtu Një tjetër El Clasico, një tjetër fitore nga Barcelona: Katalunasit në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin në La Liga

Megjithatë, edhe në këtë El Clasico pati tensione dhe fërkime sikurse ai i kapitenit Ramos me Messin, ku argjentinasi përfundoi i goditur nga spanjoll.

Momenti i fërkimit Ramos-Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Duke folur në cilësinë e tij si ekspertin për beIN Sports, ish-trajneri i Real Madridit, Mourinho ka thënë se Ramos e dinte saktësisht se çfarë po bënte.

https://twitter.com/Cecilia62697503/status/1101947974295396353

“Mendoj se në pjesën e parë, të dy ekipet kur kishin topin, nuk e lënduan shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, pasi të gjithë luanin në një bllok të mesëm të ulët”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nuk ishte temperatura e një derbi, të një El Clasico që mund të vendos titullin”.

Lexo po ashtu Barcelona parakalon Real Madridin, bëhet ekipi me më shumë fitore në histori të El Clasicos

“Mendoj se veprimi i Sergio Ramosit ndoshta vjen nga një lojtar që e di se loja duhet të ndryshojë”.

“Ndoshta ai e bëri atë me qëllim të krijimit të një temperature ndryshe për pjesën e dytë, sepse loja deri atëherë ishte me të vërtetë e butë, sipas mendimit tim”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version