Telegrafi

Mourinho me propozim interesant, United dhe Inter gati për një shkëmbim të bujshëm

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester United dhe Inter janë duke u bërë gati për një shkëmbim të bujshëm.

Mesfushori portugez i Interit, Joao Mario nuk është fare i kënaqur me hapësirat që ka në klub.

Ish-anëtari i Sportingut të Lisbonë nuk po preferohet nga trajneri Lucino Spalletti dhe ka kërkuar largimin.

Por e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin anglez, tek Manchester United.

Është bashkëkombësi i Marios, trajneri Jose Mourinho që po e kërkon portugezin në ‘Old Traford’.

Madje sipas medieve angleze dhe atyre italiane, Mourinho ka biseduar me Interin për një shkëmbim të mundshëm.

Mesfushori armen i Unitedit, Henrikh Mkhitaryan gjithashtu nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në skuadër dhe ka kërkuar largimin.

(Foto: Getty Images)

Kësisoj Mourinho i ka propozuar Interit armenin në këmbim për ta marrë portugezin Joao Mario.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga drejtuesit zi kaltër nëse do ta pranojnë një ofertë të tillë apo jo.

Por një gjë është e sigurt, Joao Mario dhe Henrikh Mkhitaryan nuk pritet të vazhdojnë gjatë në skuadrat e tyre aktuale. /Telegrafi/