Site icon Telegrafi

Mourinho po e shtyn Kanen drejt PSG-së dhe Realit, nuk dëshiron që ai të transferohet në Angli

Harry Kane (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mediat britanike i kanë intensifikuar thashethemet lidhur me largimin e mundshëm të Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Sipas njoftimeve më të fundit, Jose Mourinho ka kërkuar nga kreu i klubit, Daniel Levy, që të mos e shesë sulmuesin anglez te ndonjë klub tjetër nga Liga Premier.

Manchester Unitedi është duke i kërkuar shërbimet e 26-vjeçarit qe një kohë, mirëpo trajneri portugez nuk dëshiron ta lejojë kalimin e tij te ndonjë klub rival.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Nëse Levy ia plotëson dëshirën Mourinhos, atëherë Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini kanë dy klubet që kanë potencial financiar për ta paguar transferimin e tij.

Lexo po ashtu Tottenhami ua bën të qartë skuadrave të interesuara për Kane, duhet të thyhet rekordi për ta liruar kapitenin

Megjithatë, aktualisht Los Blancos nuk janë duke menduar për sulmuesin e Spursave, duke qenë se shënjestra e tyre është Erling Haaland.

PSG do të jetë në kërkim të një sulmuesi, meqenëse do të largohet Edinson Cavani dhe Mauro Icardi do të kthehet në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version