Site icon Telegrafi

Mourinho nuk dëshiron që Lukaku të shkojë te Chelsea

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, po insiston fuqishëm për transferimin e Romelu Lukakut.

Daily Express shkruan se Mourinho po kërkon që lojtarin që e shiti te Chelsea dëshiron tash ta marrë në kontratë multi milionëshe te United.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

Lukaku është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier këtë sezon, dhe së fundmi refuzoi mundësinë që të nënshkruajë kontratën e re me Evertonin që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në histori të klubit.

Ai kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe Chelsea është favorit për të pasi Conte ka kontaktuar me lojtarin.

Sidoqoftë, Mourinho dëshiron që me çdo kusht të bllokojë këtë tratativë dhe të bashkojë Griezmannin me belgun. /Telegrafi/

Exit mobile version