Pas interesimit nga Liverpooli dhe Chelsea, tani edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United janë të lidhur shumë me një përpjekje për reprezentuesin kroat të Interit, Ivan Perisic.
Anësori këmbëshpejtë kroat ka filluar të ndezë një ‘luftë’ ofertash për klubet në Ligën Premier për këtë afat kalimtar të verës.
Sipas The Sun, Manchester United dhe trajneri Jose Mourinhos kanë vendosur në mënyrë të prerë në mesfushorin e Interit për sezonin e ardhshëm dhe portugezi madje thuhet se fluturoi në Kroaci për të biseduar me lojtarin ballë për ballë.
Interi nuk duan të lënë të shkojë 28-vjeçarin Perisic, por do të jenë të përgatitur për të dëgjuar ofertat që vijnë mbi 40 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Telegrafi.
Nuk ka ndonjë problem shtesë në këtë punë, sepse lojtari kohëve të fundit ka ndryshuar agjent për Fali Ramadani dhe Pini Zahavi, të cilët kanë lidhje të forta në Ligën Premier.
The Sun pohon se arkitekti i vërtetë prapa qasjen së Manchester Unitedin për yllin e Interit është ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic.
Pjesa më e madhe do të varet nga fakti nëse Inter të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, pasi që do të ndryshojë pamjen e tyre financiare dhe statusin në Fair Play Financiar – FFP. /Telegrafi/