Site icon Telegrafi

Mourinho mund ta thyejë rekordin e madh të Allegrit si i pamposhtur si vendas në Serie A

Jose Mourinho nuk ka humbur asnjë ndeshje si vendas në Serie A në karrierën e tij dhe mund të mposhtë rekordin e Massimiliano Allegrit nëse shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme me Romën në Olimpico.

Special One u kthye në Serie A pas dhjetë vitesh në këtë verë, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Romën.

Mourinho kishte kaluar dy sezone në Inter, duke fituar dy tituj të Serie A dhe tripletën në sezonin e tij të fundit në Giuseppe Meazza. Gjatë kohës së tij në Inter, ai kurrë nuk humbi asnjë lojë në shtëpi.

Lexo po ashtu Mourinho si gjithmonë special, flet pas fitores së parë në Serie A me Romën: Më kishin munguar këto momente në Itali

Skuadra e tij, Roma mundi Fiorentinën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, kështu që Mourinho e ka shtrirë serinë e tij të pamposhtur në shtëpi në 49 ndeshje.

Mourinho tashmë ka kapërcyer legjendën Fabio Capello, i cili menaxhoi 38 ndeshje të Serie A pa humbje në shtëpi si trajner i Romës midis viteve 2000 dhe 2002.

Vetëm Massimiliano Allegri ka më shumë. Trajneri italian mbeti i pamposhtur për 41 ndeshje të ligës në shtëpi gjatë periudhës së tij të parë në Juventus.

Mourinho do ta mundë atë rekord të Allegrit nëse shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Sassuolos (12 shtator), Udinese (23 shtator) dhe Empolit (3 tetor).

Ish-trajneri i Tottenhamit, Chelseat dhe Manchester Unitedit ka gjithsej 150 ndeshje të ligës në shtëpi si i pamposhtur me katër klube të ndryshme (Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid) midis viteve 2002 dhe 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version