Telegrafi

Mourinho miraton rikthimin e CR7 në Old Trafford, Unitedi gati t’i paguajë 400 milionë euro

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka aprovuar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo në Old Trafford.

E ardhmja e Ronaldos te Mbretërit nuk është më e sigurt dhe gjatë verës së 2018 pritet të ketë një largim të tij nga Santiago Bernabeu.

Emri i sulmuesit portugez është lidhur shumë me skuadrat e mëdha evropiane, e sidomos me ato angleze nga Liga Premier, ku pjesë e tyre ishte edhe ish-skuadra e tij, United.

Lexo po ashtu Ronaldo dëshiron rikthimin te Unitedi

Sipas asaj që raporton La Sexta (via AS), Mourinho ka dhënë miratimin e tij për përpjekjet e Manchester United për të sjellë Cristiano Ronaldo përsëri në klub.

Ronaldo ishte idhull në Old Trafford dhe një rikthim i tij do pritej mirë edhe nga tifozët (Getty Images)

Raportet për një rikthim të mundshëm të Old Trafford janë rritur, pasi ylli i Real Madridit ka treguar vazhdimisht shenja të pakënaqësisë në ekipin e tij të tanishëm.

E gjithë kjo thuhet se ka ardhur për faktin se ylli portugez nuk gjendet as në dhjetëshen e lojtarëve më të paguar në botë.

Lexo po ashtu Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Unitedi thuhet se mund të paguajë deri në 352 milionë funte apo rreth 400 milionë euro për të siguruar transferimin e Ronaldos në fund të sezonit.

Ronaldo është lidhur edhe me Manchester Cityn e Chelsean në Angli dhe Paris Saint-Germain në Ligue 1, ku është folur edhe për një shkëmbim me Neymarin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon