Telegrafi

Mourinho: Messi është Zoti i futbollit, e tregoi me Liverpoolin

Lionel Messi e bëri ndryshimi në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Liverpoolit 3-0 në Ligën e Kampionëve.

Vlerësimi më të madhe për Lionel Messin e ka edhe ish- trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.

Ai e analizoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe shpjegoi se Messi i anuloi të gjitha të mirat që i bëri Liverpooli në atë ndeshje.

“Atë që e bëri Zoti  i futbollit është krejtësisht e ndryshme”.

“Ishte absolutisht e pabesueshme. Unë mendoj se ai e bëri atë rezultat. Liverpooli ishte i guximshëm me qasjen e tyre”.

Lionel Messi – Virgil van Dijk (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Unë mendoj se jo shumë skuadra e mundin Barcelonën në aspektin e posedimit të topit në Ligën e Kampionëve, e sidomos në Camp Nou”.

“Liverpooli ishte shumë pozitiv, ishte tri raste të mëdha”.

“Liverpooli ka merituar shumë më tepër se rezultati 3-0, por mund të themi gjithashtu se mund të ketë qenë 4-0 ose 5-0 në fund”, ka thënë Jose Mourinho për ‘Russia Today’. /Telegrafi/