Anthony Martial nuk do të vazhdoj të mbetet pjesë e Manchester United.
Sulmuesi francez ka vendosur përfundimisht të largohet nga Djajtë e Kuq.
Reprezentuesi francez ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2019 dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
United i ka ofruar kontratë të re pesë vjeçare me pagë të përmirësuar, por Martial nuk ka pranuar rinovimin.
Jose Mourinho është lodhur nga refuzimi që lojtari i ka bërë kontratës së re dhe ka kërkuar nga klubi largimin e tij.
Por Djajtë e Kuq nuk do ta lejojnë një largim të lehtë të francezit.
Kampionët e shumëfishtë të Anglisë po kërkojnë së paku 60 milionë euro për talentin francez.
E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë mes kampionatit anglez dhe atij gjerman.
Chelsea dhe Tottenham Hotspur e duan me çdo kusht në Londër lojtarin, ndërsa Bayern Munich po e pret në Gjermani.
Në 136 ndeshje zyrtare me Unitedin, Martial ka shënuar 36 gola dhe ka dhuruar 26 asistime. /Telegrafi/