Telegrafi

Mourinho lavdëron djaloshin që ndihmoi Liverpoolin tek goli i katërt ndaj Barçës: Ishte shumë inteligjent, çdo detaj është i rëndësishëm për klubin

Djelmoshat e Liverpoolit që mbledhin topat rreth fushës u bënë qendra e vëmendjes gjatë fitores së tyre të famshme 4-0 kundër Barcelonës në Anfield.

Ata u udhëzuan nga klubi për të vepruar shpejt për të ndihmuar klubin për të përfituar nga mbrojtja e Barcelonës, e cila shpesh nuk ishte e gatshme në kohë.

Për golin e dytë të Divock Origit dhe të katërtin për Reds, veprimi i shpejt i mbledhësit të topave i lejoi Trent Alexander-Arnoldit të ofronte shpejt një harkim për Origin, i cili shënoi golin e 4-0.

Lexo po ashtu Djaloshi më meritor që Liverpooli kaloi në finale të Ligës së Kampionëve

Dhe kjo është diçka që i pëlqen trajnerit Jose Mourinho, i cili ka lavdëruar Liverpoolin për zbatimin e strategjisë së tyre me djemtë e topit.

“Ju doni një rivënie të shpejtë me duar, mbledhësi i topit duhet të dijë që ju doni një rivënie të shpejtë. Topi duhet të arrijë shpejt”, ka thënë fillimisht Mourinho për RT.isje

“Nisjet e topit nga portieri, ritmi i lojës, mbledhësit e topave gjithashtu mund të luajnë rol në një strukturë të mirë”.

Mourinho gjatë intervistës së tij

“Në këtë ndeshje, fëmija ishte shumë inteligjent, shumë i ndritshëm”.

“Kam pasur një klub ku nuk e kanë kuptuar se sa të rëndësishëm janë djemtë që mbledhin topat”.

Lexo po ashtu Një nga mbledhësit e topave i Liverpoolit festoi në fytyrën e Messit duke bërë një gjest të vrazhdë  

“Unë isha një mbledhës i topave. Kur unë isha një mbledhës i topave, e dija se ku lojtarët donin topin për një këndore, kështu që nuk kishin nevojë të preknin topin”.

“Në një klub të vërtetë të futbollit, çdo detaj është shumë, shumë i rëndësishëm”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/