Manchester Unitedit do t’i duhet të bëjë pa tre futbollistë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2017/18 të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq do ta nisin sezonin e ri të kampionatit anglez të dielën, ku në Old Trafford do të presin skuadrën e përforcuar West Ham.
Përveç kësaj, Unitedit do t’i duhet të bëjë pa tre futbollistë të rëndësishëm pasi nuk kanë arritur të rikthehen nga lëndimet.
Është vet trajneri portugez, Mourinho, i cili e ka bërë të qartë këtë në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj ‘Çekanëve’.
Mbrojtësit Marcos Rojo dhe Luke Shaw dhe anësori anglez, Ashley Young janë futbollistë që do të mungojnë në ndeshjen e parë të Ligës Premier. /Telegrafi/
Jose Mourinho tells #MUTV only Marcos Rojo, Luke Shaw and Ashley Young are unavailable for Sunday's Premier League opener against West Ham. pic.twitter.com/zmTfrb3tuR
— Manchester United (@ManUtd) August 11, 2017