Telegrafi

Mourinho kërkon transferimin e Renato Sanchesit te Roma

Renato Sanches do të largohet nga Paris Saint Germain pas vetëm një viti qëndrim në Parc de Princes.

Mesfushori portugez iu bashkua parisienëve verën e vitit të kaluar nga Lille për 15 milionë euro, por pa arritur të lë gjurmë te PSG.

25-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë teksa ka realizuar edhe dy gola me fanellën e PSG-së.

Lexo po ashtu Liverpooli rikthen interesimin për Renato Sanchesin

Duke marrë parasysh se nuk po arrijnë te Davide Frattesi, Roma tani ka vendosur në listën e dëshirave Renato Sanchesin.

Në fakt mediat italiane kanë raportuar se transferimi i Sanches është dëshira e trajnerit Jose Mourinho.

Tiago Pinto gjatë javës së ardhshme pritet të futet në kontakte me PSG-në ku dy klubet kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

Lexo po ashtu PSG i tregon derën Renato Sanchesit, e ardhmja e portugezit në Ligën Premier

Nuk përjashtohet mundësia që PSG ta lejoj huazimin e lojtarit me Romën që do ta kishte të drejtën e blerjes në fund të sezonit, por gjithmonë nëse francezët do ta paguanin një pjesë të pagës së tij.

Ish-anëtari i Bayern Munich është duke u kërkuar edhe nga skuadra të tjera si Liverpool, Monaco, Sevilla dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/