Eder Militao mund të largohet nga Real Madridi pas një viti e gjysmë të kaluara aty.
Mbrojtësi brazilian nuk ka pasur fare hapësira këtë vit nga trajneri Zinedine Zidane dhe po mendon largimin nga klubi.
Jose Mourinho e njeh mjaftë mirë lojtarin dhe ka kërkuar transferimin e tij te Tottenham Hotspur pasi e sheh si një lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij.
Mediat spanjolle dhe ato angleze e shohin si të kryer faktin që Spurs do ta transferojnë mbrojtësin brazilian.
Dy klubet, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe kjo gjë pritet të jetë vendimtare për transferimin e Militaos në Londër.
22-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë edicion dhe është i gatshëm t’i bashkohet Mourinhos te Tottenham, ku portugezi i ka premtuar se do t’i japë më shumë minuta.
Marrëveshja mes dy skuadrave mund të arrihet për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare me ‘Gjelat’ e Londrës. /Telegrafi/