Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron të nënshkruajë me yllin e Real Madridit, Gareth Bale dhe sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann në vitin 2018.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të emrave të mëdhenj për të përforcuar skuadrën dhe shpresojnë të bëjnë blerje për rreth 136 milionë funtesh apo 152 milionë euro për dyshen sulmuese, Bale-Griezmann.
Sipas The Sun, Unitedi nuk është ndalur rreth një lëvizje për Bale, pavarësisht nga rekordi i madh i lëndimeve nga uellsiani.
Ata gjithashtu kanë rihapur bisedimet me rivalët e Realit, Atleticon, për të nënshkruar me sulmuesin e rrezikshëm, Griezmann. Negociatat thuhet se u mbajtën gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Bale, momentalisht jashtë fushave nga një dëmtim i kofshës, ka humbur në të vërtetë 40 për qind të ndeshjeve të Real Madridit përmes lëndimeve të ndryshme që nga bashkimi me Mbretërit në shtator të vitit 2013.
Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në të menduarit e Unitedit, nëse ata marrin ndonjë tregues nga Madridi se Bale, 28 vjeç, është gati të kthehet në Ligën Premier.
Ndërkohë, Unitedi nuk arriti të përfundojë një marrëveshje për Griezmannin verën e kaluar pasi lojtari kishte ndryshuar mendim në minutën e fundit.
Griezmann pastaj nënshkroi një marrëveshje të re në Atletico deri në vitin 2021, por që nga ajo kohë iu ka treguar shokëve të skuadrës se ai ka keqardhje për mospërfilljen e transferimit në Old Trafford. /Telegrafi/